Bebe Rexha më pak aktive në rrjetet sociale për shkak të shëndetit të saj mendor

0
213
blank
Gjigandi

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në rrjetet sociale.

E krejt kjo duket se ka një bazë, për vet faktin se këngëtarja vuan nga problemet me shëndetin mental.

Ajo ka pranuar se vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar, me çka i shkaktojnë ndryshime të tepërta në disponim.

GettyImages-1204959001 (1)

Po të shohësh me vëmendje, videoja e fundit që ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka mbi 10 ditë që është publikuar.

Njëlloj ka ndodhur edhe me postimet e saj në Twitter dhe Facebook, të cilat duket të jenë dukshëm më të rralla.

Lexo edhe:  Kjo është metoda më e shpejtë dhe efektive për të pastruar bizhuteritë e floririt

GettyImages-1204967972

“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet paraprake të kësaj gjendjeje në Twitter.

Sido që të jetë, ajo u ka bërë të ditur fansave se është duke punuar shumë që të sjell këngë të reja, të cilat janë gati dhe do t’u realizohen vetëm klipet.

GettyImages-1202149486

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu