Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në rrjetet sociale.
E krejt kjo duket se ka një bazë, për vet faktin se këngëtarja vuan nga problemet me shëndetin mental.
Ajo ka pranuar se vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar, me çka i shkaktojnë ndryshime të tepërta në disponim.
Po të shohësh me vëmendje, videoja e fundit që ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka mbi 10 ditë që është publikuar.
Njëlloj ka ndodhur edhe me postimet e saj në Twitter dhe Facebook, të cilat duket të jenë dukshëm më të rralla.
“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet paraprake të kësaj gjendjeje në Twitter.
Sido që të jetë, ajo u ka bërë të ditur fansave se është duke punuar shumë që të sjell këngë të reja, të cilat janë gati dhe do t’u realizohen vetëm klipet.