BE pezullon fluturimet me linjën kombëtare të Pakistanit prej “pilotëve të rremë”

0
Gjigandi

Agjencia e sigurisë së fluturimeve të Bashkimit Evropian EASA ka njoftuar pezullimin e autorizimit të fluturimeve me linjën kombëtare të Pakistanit për gjashtë muaj.

EASA argumenton se zhvillimi vjen pas hetimeve të fundit të raportuara në parlamentin e vendit, ku ministri i transporteve zbuloi se një numër i madh i liçencave të pilotëve në vend janë të falsifikuara.
Pas hetimeve, autoritetet në Pakistan njoftuan shkarkimin e më shumë se 200 pilotëve të linjave të pasagjerëve, liçencat e të cilëve u konsideruan të dyshimta.
Nisja e hetimeve erdhi pas rrëzimit katastrofik të një avioni pasagjerësh në Karachi më 22 maj, ku u vranë 97 njerëz, aksident për të cilin u fajësuan dy pilotët e avionit dhe kontrollorët e trafikut ajror.
Ministri Ghulam Sarwar Khan tha në seancën e 24 qershorit se hetimet kishin zbuluar se 262 pilotë nga totali prej 860 pilotësh aktivë në Pakistan kishin marrë me hile liçencat duke vënë njerëz të tjerë të kryenin provimin në vend të tyre.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu