BE, ndihmë Shqipërisë për krizën/ Soreca: Nëse lufta vijon, do të ketë masa konkrete

0
BE, ndihmë Shqipërisë për krizën/ Soreca: Nëse lufta vijon, do të ketë masa konkrete
Gjigandi

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka premtuar se Brukseli zyrtar do të ndihmojë Shqipërinë nëse lufta në Ukrainë vazhdon. Gjatë një komunikimi me median në Ersekë, diplomati i BE deklaroi se është i kuptueshëm shqetësimi i qytetarëve për rritjen e çmimeve, rritje e cila vjen si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimin e qytetarëve shqiptarë për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore, por edhe te karburantit. Është shumë e rëndësishme që të mbrohen grupet e cenueshme, familjet dhe bizneset e vogla. Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo nga sanksionet. BE do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë ashtu si ka bërë gjatë tërmetit dhe pandemisë. 250 milionë euro ka dhënë BE për Shqipërinë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas pandemisë. Nëse lufta do të vazhdojë BE do të ndihmojë Shqipërinë.”

Ambasadori Soreca, i cili së shpejti do të largohet nga Shqipëria, theksoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të marrë datën për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Vizita e Borelit ku ai theksoi faktin qe eshte shume e rendesishme te celen negociatat me Shqipërine. I gjithe rajoni eshte shume i rendesishem per stabilitetin dhe sigurine dhe kjo për shkak te kercenimit qe na vjen nga gjithcka po ndodh ne Ukraine. Kam besim se po largohem nga Shqiperia ne prag te celjes se negociatave.”

Ndërsa në lidhje me krizën në Partinë Demokratike, Soreca e bëri të qartë se nuk komenton zhvillimet brenda një forcë politike.

RonaTyra

“Unë vazhdoj t’i qëndroj asaj që nuk komentojmë për zhvillimet e brendshme të partive në Shqipëri, por vazhdojmë me parimin e mosndërhyrjes. Dhe jam i sigurt që pasardhësi im do bashkëpunojë me forcat politike në Shqipëri që mbështesin integrimin.”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, do t’i bashkohet ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në Bruksel në 1 prilli 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu