BE-ja zgjat sanksionet kundër Rusisë

0
Gjigandi

Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet e vendosura mbi aneksimin e “paligjshëm” nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Shtetet e BE-së “kanë vendosur të ripërtërinë sanksionet e vendosura në përgjigje të ankesimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit nga Federata Ruse deri më 23 qershor, 2021”, tha Këshilli Evropian përmes një njoftimi për media. Sanksionet janë në fuqi që nga vitit 2014, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Moska në marsin e tij viti.
Sanksionet përfshijnë kufizime që synojnë të ndalin importimin e produkteve nga Krimea në BE si dhe ka ndalesa edhe për investimet infrastrukturore, financiare dhe investime në turizmin në këtë gadishull të aneksuar. Po ashtu, sipas këtyre sanksioneve, mallra, teknologji të ndryshme dhe pajisje të sektorit të energjisë nuk mund të eksportohen në Krime.
Ndaras, BE-ja po ashtu ka vendosur sanksione ekonomike lidhur me ndihmën që Rusia i ofron separatistëve në lidnje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë të vdekur mbi 13 mijë persona, që prej se nisi në prill të vitit 2014. Sanksionet e BE-së këtë çështje do të jenë në fuqi deri më 31 korrik. Por, Reuters ka cituar burime diplomatike të cilat kanë thënë se BE-ja do të zgjasë edhe këto sanksione, deri në fund të janarit të vitit 2021./REL

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu