Një prej programeve më të njohur të BBC nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë” ka eksploruar mrekullitë e vendit tonë për t’ia paraqitur ato të gjithë botës. Gazetarja Bettany Hugs shprehet se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ku mund të gjesh edhe site arkeologjike dhe të njohësh kulturën e vendit. Fillimisht programi me disa seri ndalet tek qyteti antik i Butrintit.
“114 kilometra nga Italia dhe vetëm 3 kilometra nga ishujulli i Korfuzit këtu është siti kombëtar i Butrinit. I shtrirë 200 hektarë ky park arkeologjik është një udhqëkryq i kulturave duke filluar nga antikiteti tek epoka e bronzit dhe ajo otomane” – u shpreh Bettany Hugs gazetare e BBC.
Dokumentari vë në dukje se Butrinti është siti i parë arkeloggjik shqiptar që ka hyrë në mbrohet dhe ka hyrë në UNESKO.
Në pjesën e dytë BBC ndalet tek alpet shqiptare.
“Zyrtarisht ato njihen si alpet shqiptare por vendasit i quajnë Bjeshkët e Namuna” – thuhet në dokumentar.
Në këto alpe mund të gjesh kulla të shumta si ato të ngujimit ndërtuara në shekullin e 17-të. Kjo ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të ngujoheshin këtu. Një element tjetër i rëndësishëm që pasqyrohet në dokumentar është edhe lahuta.