Bashkësitë fetare kundër ripërkufizimit të martesës

0
Bashkësitë fetare kundër ripërkufizimit të martesës
Gjigandi

Udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë kanë nënshkruar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes.

Projektkodi pritet të dalë të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ky Projektkod përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Deklarata u nënshkrua nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Femi Cakolli, dhe kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri.

Në këtë deklaratë, prijësit fetarë thanë se ndryshimet sa i përket familjes dhe martesës, cenojnë “fjalën e Zotit”.

RonaTyra

“Të prekësh ripërkufizimin e martesës dhe të pjesëmarrësve në të, pra të burrit i lindur mashkull, dhe të gruas e lindur femër, mendojmë se po cenohet drejtpërdrejt fjala e vullneti i Zotit si dhe mbulesa e tij e shenjtë për të gjithë familjen njerëzore e cila ka nisur prej një burri e një gruaja me bekimin dhe urdhërimin e shumëzimit të përjetshëm”,

u tha në deklaratë.

Prijësit fetarë thanë se nuk pajtohen që personat e komunitetit LGBTI të kenë mundësi që adaptojnë fëmijë.

“Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini të njëjtë nuk mund të pajtohemi kurrsesi që ta quajmë as martesë e as kurorëzim dhe jemi kundër orientimit që këta individë që lidhin bashkëjetesë të adaptojnë fëmijë”,

thuhet në deklaratën e nënshkruar nga krerët fetarë.

Krerët fetarë i bën thirrje deputetëve, Qeverisë dhe institucioneve të tjera që të heqin dorë nga ndryshimet në legjislacionin që përkufizon martesën dhe familjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu