Rozana Radi dhe Noizy janë dy bashkëpunëtorë të vjetër në muzikë, e madje debutimi i parë i Noizy-t, pas ardhjes së tij në Shqipëri ishte me Rozin.
Besoj shumë nga ju e mbani mend hitin e njohur “Mr yesterday”; “Fly”, që janë kënduar pafund nga rinia shqiptare 12 vite më parë, por që ritmet e këtyre këngëve këndohej po njëlloj edhe në clubet shqiptare sot.
Së fundmi Rozi dhe Noizy kanë publikuar disa foto ku shfaqen së bashku kokë më kokë. Prej kohësh në fakt u është kërkuar një bashkëpunim, për të rikujtuar kohët e vjetra dhe për të sjellë pak nostalgji në muzikën shqiptare.
Se çfarë është folur konktretisht ende nuk dihet, por shtrëngimi miqësor i duarve, mbase është një sinjal për rikthimin e fuqishëm të kësaj dyshe.