I dorëhequr nga posti i kryetarit të PD, tashmë si deputeti i thjeshtë, Lulzim Basha vijon takimet me demokratët. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj raporton se Basha është ndalur së fundmi në Mat.
Jashtë syrit të medias, Basha ka vijuar axhendën e tij, siç ka deklaruar në një dalje për media, me qëllim bashkimin e partisë. Pak ditë pasi dha dorëheqjen në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha tha se edhe pse nuk e drejton më PD, nuk ka hequr dorë nga përgjegjësitë e tij ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
“Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave mbi te cilat ajo është krijuar që të jetë alternativë për njerëzit”
, theksoi Basha.
Pyetje: A është PD më e bashkuar si pretenduat pasi dhatë dorëheqjen?
Lulzim Basha: Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit e që të jetë alternativë do të thotë të punojë për njerëzit të tejkalojë interesat personale për të cilat kam vendosur dhe të marr vendimin që jeni njohur të gjithë por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
PD duhet të kthehet në alternativë e shpresë për njerëzit. Unë do punoj përditë që PD të kthehet në alternative që s’mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë.