Basha thirrje SPAKU-t: Mos u intimido nga presioni i Edi Ramës

0
Basha thirrje SPAKU-t: Mos u intimido nga presioni i Edi Ramës
Gjigandi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje SPAK-ut që të mos intimidohet nga presioni, por t’i shkojë deri në fund hetimit për aferën e inceneratorëve.

“Thirrja ime ndaj SPAK është mos u intimido nga presionet e Edi Ramës. Disa nga personat që u përmendën sot duhet t’i kishit në qelitë e paraburgimit. Po ta dini që po ju vëzhgon publiku dhe partnerët”

, ka thënë Basha.

Pyetjes se a ka informacione se po i bëhet presion SPAK-ut apo iu referohet deklaratave publike, Basha i është përgjigjur:

Për një gjë të siguroj se po i bëhet presion. Ata janë zyrtarët më të mbrojtur të shtetit, kanë mbrojtje të hapur nga SHBA. Po u ja them edhe njëherë sot se kanë mbështetje nga PD, nga unë personalisht për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Informacionet që ne kemi bëhet fjalë për kërcënime të të gjitha niveleve. Ndaj ashtu siç po e bëjmë ne si opozitë, si PD, ju kërkoj ta bëjë çdo gazetar për aq sa ka mundësi./

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu