Basha: Shqipëria të mbajë një qëndrim të qartë, dënojmë agresionin rus në Ukrainë

0
Basha: Shqipëria të mbajë një qëndrim të qartë, dënojmë agresionin rus në Ukrainë
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit kërkoi ndryshime në rendin e ditës. Basha tha se vendi ynë duhet të ketë një qëndrim të qartë për agresionin rus në Ukrainë.

“Kemi detyrimin tonë moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresioni  rus. Dhe së dyti me detyrimet tona të bëjmë një qëndrim të qartë dhe të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit të Ukrainës. Ndaj do të kemi mjaftueshëm kohë për të bërë përballjen e të vërtetave të dhimbshme që kanë dalë hapur sic nuk u mbuluan as dje. Por nga ana tjetër tani kemi fakte me prova për SPAK.

Dua për një moment të shkëputemi qoftë nga rendi i ditës dhe të shpreh në emër të PD dhe opozitës dhe jam i bindur në çdo emër të shqiptar, dënimin pa ekuivok në terma më të ashpra të agresionit të Vladimir Putin dhe regjimit të tij. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë kundër këtij agresioni nga OKB, NATO dhe nga BE. Në dy organizatat e para Shqipëria ka tashmë një zë të vençantë, si anëtare e përkohshme këshillit të sigurimit dhe NATO Shqipëria duhet ta thotë fort zërine3  saj. Ajo para së cilës ndodhemi nuk ndrysho n në ramin njerëzore që po përjeton populli i Ukrainës atë që përjetuam ne në 99 agresionin e  Millosheviç kundër shqiptarëve në Kosovë.

Akti i mbrëmjes së djeshme i kapërcen këto kufij. Ky është akti iu parë i një pushtimi të një vendi sovran dhe të lirë nga një vend tjetër në thyerje të ligjit, që nga Lufta e Dytë Botërore

Bëjmë thirrje që të merren të gjitha masat për tu gjendur pranë autoriteteve dhe qytetarëve të Ukrainës. Si dhe për një qëndrim të gjithsecilit që ka përgjegjësitë aktuale. Në emër të PD dënon dhe njëherë me forcë agresionin rus, mbështesim një reagim të shpejtë”,

RonaTyra

tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu