Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli fushatën e forcës së tij politike në qytetin e Shkodrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ai u ka kërkuar demokratëve të votojnë kandidatin e PD Xhemal Bushati, ndërkohë ka shtuar se ky i fundit është bërë shpresa e qytetarëve për të mos lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë.
Lulzim Basha: E në këto zgjedhje këtë të diel, kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, fytyrën e familjarit, fytyrën e administratorit, fytyrën e guximtarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës, prindit shkodran, sipërmarrësit shkodran demokratit shkodran, demokratit shkodran i cili dhe ne këtë rrethim qe ndodhemi dhe s’kemi pse ta mohojmë, është bërë zëri juaj, forca juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë.
Të gjithë bashkë drejt kutive të votimit ditën e dielë, për një parti demokratike, numrin tre Xhemal Bushatin