Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video në Twitter ku hedh akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Sipas kreut të opozitës, me taksën 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve.
Më tej Basha thotë se “Rilindja gënjen duke thënë se punonjësit do të paguajnë më shumë gjatë qeverisjes Basha, pasi ata thonë se në planin PD nuk do të ketë fashë përjashtuese të tatimit mbi të ardhurat.”
“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.” shkruan Basha.
Shkruar nga: top-channel.tv