DETAJET: E nisi Merkel nëntë vjet më parë, historiku dhe dritë hijet e “Procesit të Berlinit”

0
Gjigandi

Këtë të hënë, duke nisur prej orës 11:00, pritet të çelë punimet në Tiranë, Samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i dhjeti takim i këtij Procesi, që ka nisur udhëtimin 9 vite më parë.

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Historiku i Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE.

Krahas gjashtë vendeve të BP (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.

RonaTyra

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar  së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

Agjenda e ndërlidhjes (connectivity agenda) së Procesit i referohet shkëmbimeve humane (dimensioni shoqëror), bashkëpunimit ekonomik (dimensioni ekonomik) dhe bashkëpunimit politik (dimensioni politik) të rajonit.

Brenda kësaj agjende, Procesi i Berlinit ka patur marrëveshje dhe projekte në fushat e transportit dhe infrastrukturës, bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit të të rinjve dhe bashkëpunimit midis bizneseve dhe midis shoqërive civile të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) është arritje të padiskutueshme të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming (implementimi  filloi me 1 korrik 2021) janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Në Samitin e Procesit të Berlinit korrik 2021 u miratua në parim ideja e korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Gjithashtu u vendos të hartohet Marrëveshja Roaming midis vendeve të BP me BE-së, për uljen e tarifave roaming.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë (Samiti), Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile), organizatat rinore (Forumi Rinor) dhe shoqatat e biznesit (Forumi i Biznesit).

Samiti i Procesit të Berlinit

Mbledhjet vjetore të Kryeministrave dhe personaliteteve të tjerë të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare që marrin pjesë në Proces.

Forumi i Shoqërisë Civile

Një platformë përmes së cilës shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor siguron kontribut në Procesin e Berlinit, duke përpunuar çështje dhe politika të rëndësishme rajonale dhe duke monitoruar progresin në realizimin e qëllimeve dhe iniciativave të Procesit.

Takimet vjetore dhe të ndërmjetme, dhe një ndërfaqe konsultimi on-line, ofrojnë mundësi për procese të gjera konsultative dhe për formulimin e rekomanduar nga ekspertët të rekomandimeve të politikave për vendimmarrësit në rajon. Forumi i Shoqërisë Civile koordinohet nga Fondi Evropian për Ballkanin.

Një forum që bashkon përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatat e tyre nga i gjithë Ballkani Perëndimor me ekonomistë dhe vendimmarrës të shquar nga rajoni, BE dhe Shtetet Anëtare. Forumi shërben si një platformë për shqyrtimin e sfidave dhe mundësive rajonale dhe për fillimin e iniciativave të përbashkëta.

Një platformë për shkëmbim dhe dialog, ku të rinjtë, organizatat rinore, akademitë dhe vendimmarrësit nga Ballkani Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të BE diskutojnë për sfidat e përbashkëta dhe punojnë drejt gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta

Tregu i Përbashkët Rajonal

Pas përfundimit të MAP-REA 2017-2020, u hartua më 2021, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), i cili po implementohet nga WB6 në bashkëpunim me RCC dhe CEFTA. Përpjekjet e Rajonit lidhur me reformimin e axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) njihen dhe mbështeten gjerësisht, përfshirë edhe Samitin e fundit të Procesit te Berlinit korrik 2021, ku liderat mbështetën përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Axhendës së Gjelbër dhe Procesit të Berlinit.

Katër objektivat e Procesit të Berlinit

Këto objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i  një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

“Ngritja e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) me seli në Tiranë është një arritje e dukshme drejt plotësimit të këtyre objektivave. Forumi i Investimeve të Dhomave të gjashtë vendeve të BP (WB6 CIF) po bën progres në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për tregti dhe investime brenda BP”, thotë Emina Muminovic, koordinatore projektesh në Qendrën për Politikë Bashkëkohore, me seli në Beograd.

Arritje të tjera të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbërta, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal.

Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të BP dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Por adresimi i problemeve të hapura dypalëshe dhe të brendshme brenda BP, arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive të tij mbeten sfida për Procesin e Berlinit.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu