Banorët e Melburnit/ Dita e parë në izolimin e dytë

0
Gjigandi

Pesë milionë njerëz në qytetin e dytë më të madh të Australisë kanë kaluar natën e parë të tyre në izolim sërish, pas rikthimit të kufizimeve të ashpra vetëm pak javë pas heqjes së tyre ndërkohë që Melburni po përballet me bilance në rritje të koronavirusit.

Banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë pasi masa të tjera për të vënë nën kontroll Covid-19 dështuan të pengojnë përhapjen e virusit. Shteti i Viktorias është izoluar efektivisht në përpjekje për të ruajtur pjesën tjetër të suksesit të Australisë në luftën kundër virusit.
Sidoqoftë, një fluks njerëzish drejt Nju Sauth Uellsit, para se kufiri të mbyllej, ka rritur shqetësimet se këto përpjekje do të dëmtohen. Disa raste covidi ishin identifikuar në qytetin kufitar Albury duke bërë që zyrtarët të rinovojnë paralajmërimet kundër udhëtimeve drejt ose nga komunitetet e prekura.
Shteti i Kuinslendit njoftoi të enjten se do të kthente mbrapsht të gjithë udhëtarët nga Viktoria, duke rrëzuar edhe opsionin e karantinës 14 ditore të tyre. Në Melburn ndërkohë, ka shqetësime për pasojat ekonomike dhe mendore të izolimit të dytë, me zyrtarët që druajnë se kostoja për ekonominë do të jetë rreth 4.2 miliardë dollarë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu