Banon në lagjen modeste të Brrylit, fqinjët për Begajn: Ka vlera të larta njerëzore, do mbrojë interesat e shqiptarëve

0
39
Gjigandi

Presidenti i ri, Bajram Begaj u zgjodh si kreu i shtetit para dy javësh. Në pak kohë jeta e Begajt ka ndryshuar mjaft.

Burime për jetën bëjnë me dije se pesë shoqërues të gardës së Republikës e presin Begajn poshtë pallatit në lagjen modeste në zonën e Brrylit, çdo mëngjes.

Kjo mburojë e posaçme është instaluar ne mënyrë te përhershme për Gardën. Shërbimet ndaj tij janë 24 orëshe me tre turne. Sakaq, të shumtë janë ata qytetarë të cilët flasin për zgjedhjen e tij për president, pas postit të generalit.

I komunikueshëm, familjar, i devotshëm për detyrën e re, korrekt, me vlera të larta njerëzore, janë disa nga cilësitë e tij më të spikatura, sipas tyre.  Ndër të tjera shtojnë se me bindje te plotë Begaj do jetë një president që do të mbrojë interesat e popullit shqiptar dhe nuk do të devijojë nga misioni Kushtetues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu