Balluku: Nesër fillon kontrolli i rezervave të naftës në Shqipëri, asnjë tolerim për abuzuesit

0
Balluku: Nesër fillon kontrolli i rezervave të naftës në Shqipëri, asnjë tolerim për abuzuesit
Gjigandi

Ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të nisin kontrollet në terren për verifikimin e rezervave të depozitave të naftës në të gjitha kompanitë e hidrokarbureve në vend.

Në një postim në Facebook pas takimit me furnizuesit e karburanteve, Balluku ka thënë se do të ndëshkohen kompanitë që nuk përmbushin detyrimin për mbajtjen e rezervave të caktuara të naftës.

Balluku ka sqaruar gjithashtu se nuk do të ketë “asnjë tolerim për këdo që abuzon në kurriz të qytetarëve shqiptarë në këtë krizë globale që ka prekur të gjithë botën në sektorin e hidrokarbureve”.

“Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të bëjë transparencën e çmimit të karburanteve dhe do të jetë një mekanizëm për menaxhimin e të gjithë situatës”, ka shtuar Balluku.

Ministrja ka kërkuar bashkëpunimin edhe të furnizuesve të karburante për ta përballuar këtë situatë me kosto sa më të ulët për qytetarët.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu