Balla nga Lushnja: Saliu e do votën për të dalë kundër Amerikës

0
Balla nga Lushnja: Saliu e do votën për të dalë kundër Amerikës
Gjigandi

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa zhvilluan një takim me qytetarët e Lushnjes.

Në fjalën e saj ministrja Kushi ndërsa shprehu mbështetjen për Eriseldën, theksoi se ambicia jonë është të forcojmë besimin e qytetarëve që ne, Partia Socialiste, jemi forca e duhur që mund të çojmë Lushnjën dhe të gjithë Shqipërinë përpara sepse Partia Socialiste bashkëqeveris me njerëzit e zakonshëm, theksoi në fjalën e saj Kushi.

Në fjalën e tij Balla theksoi se kjo fushatë ishte domethënëse për ti dhënë votbesimin më të madh një kryetareje bashkie shumë të angazhuar, shumë punëtore si Eriselda Sefa.

Me tej Balla theksoi se qeverisja është bërë më e mirë me pjesmarrjen në të të grave dhe pas 102 vitesh duam t’ja besojmë Bashkinë Lushnje një vajze si Eriselda sepse ne kemi gjetur njeriun e duhur për të shëruar plagët nga e kaluara.

“Kur kandidova në Elbasan bashkë me Evisin kërkesa e qytetarëve ishte ndërtimi i inceneratorit për të pastruar qytetin si ishte rasti i Lushnjes me fushën e mbetjeve ku sot ne i trasportojmë këto mbetje në iceneratorin e Fierit dhe Lushnja do të jetë qyteti me ajrin më të pastër në Shqipëri.

RonaTyra

Luli zgjodhi shtëpinë e Kongresit për fushatën e tij por ai s’ia di rëndësinë kësaj shtëpie e cila ka pasur fillesat e parlamentarizmit në Shqipëri dhe kur del përpara asaj shtëpie nuk mund të gënjesh bashkë me kandidatin e tij.

Ne kemi bërë zgjedhjen e duhur sepse Eriselda i ka ngjitur shkallët një nga një me profesionalizëm dhe eksperiencë dhe tani pas 16 vitesh është në kohën e duhur për ta marr drejtimin e bashkisë sepse vetëm në 7 muaj ajo i dha një drejtim tjetër kësaj bashkie. Me përroin e Lushnjës ne do të shërojmë një gangrenë të madhe të këtij qyteti.

Investimet në Lushnjë vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe pse në shumë lagje nuk jam shumë i kënaqur sepse duhet më shumë punë. Dua që çdo lushnjar të mendojë e të votojë duke bërë bashkë Eriseldën me Edi Ramën që të vazhdojnë punët e mëdha për qytetin. Saliu e do votën për të dalë kundër Amerikës sepse ai është shpallur për korrupsion të nivelit të lartë dhe do ta kundërshtojë këtë me votën e qytetarëve, ndërsa Luli është ende në gjumë.

Lushnjarët nuk duan tja japin votën as Lulit, as Saliut në shtëpinë e Ilirit por të gjithë demokratët tja japin votën Eriseldës dhe të mos e çojnë më dëm atë, tja japin votën pas 102 vitesh një gruaje, një vajze të shkëlqyer si Eriselda Sefa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu