Baliqi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është edhe për vet sigurinë e Evropës

0
Baliqi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është edhe për vet sigurinë e Evropës
Gjigandi

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi, sa ishte i ftuar në Rubikon, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të behët edhe sepse ofrohet siguri për Evropën.

“Mendoj se anëtarësimi i Kosovës në NATO është edhe për vetë sigurinë e Evropës, sepse me këtë po përmbyllet arkitektura e sigurisë së Evropës dhe përveç Kosovës dhe Bosnjës që kanë mbetur si ishuj të gjitha shtetet e tjera të botës kanë kaluar në këtë proces, dhe kjo natyrisht do të marrë kohë, por ne duhet të angazhohemi që të përshpejtohet ky proces”,

ka thënë Baliqi.

Baliqi tha se Kosova duhet të shfrytëzojë mundësi të ndryshme për t’u anëtarësuar në NATO e BE, dhe sipas tij rrjeti social Twitter është njëra ndër mundësitë, pasi sipas tij, është mjet i diplomacisë, po ashtu Baliqi tha se Kosova duhet të imponohet në agjendat e vendeve që mund ta pranojnë Kosovën në NATO e BE.

“Vetë fakti pse është sulmuar Ukraina, është sepse ka pasur një përafrim me Bashkimin Evropian dhe mundësinë për anëtarësim në NATO, natyrisht se Kosova mund të përfitojë nga kjo situatë dhe duhet ta shfrytëzojë çdo mundësi që ka, pse jo edhe me Twitter ose mundësi të tjera, pasi ky është mjet i diplomacisë sot, diplomacia bëhet edhe në Twitter, dhe nuk ka asgjë të keqe, kjo nuk do të thotë që të na vetëmjaftojë ajo, por kjo nuk pengon asgjë në këtë rrugëtim sepse duhet treguar gatishmëri nëse duam të anëtarësohemi. Kosova duhet të imponohet në agjendën e vendeve të cilave mund të na pranojnë. Pikësëpari në programet e NATO-s partneriteti për paqe dhe pastaj në shumë aspekte, natyrisht është një procedurë por ajo procedurë duhet të fillohet, dhe duhet të fillohet me vullnetin tonë që ne jemi të gatshëm dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për t’u anëtarësuar”,

RonaTyra

shtoi ai.

Sipas tij, është përshpejtuar ky proces, pasi siç thotë ai, shumë zëra që ishin skeptikë për këtë proces, kanë filluar të zvogëlohen.

“Tash është përshpejtuar procesi, pasi shumë zëra brenda BE-së që kanë qenë skeptikë, një pjesë e madhe e ish-ministrave, kryeministrave që kanë qenë edhe të lidhur me Rusinë edhe ndikimin rus, sot ata zëra janë shumë më të vegjël. E dyta rreziku rus që po shihet në Ballkan sot është shumë më evident dhe kjo e bën që të përmbyllet ky proces”,

ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu