Autoritetet në Tailandë e Mianmar kanë shkatërruar 25 ton droga të sekuestruara me vlerë më shumë se 2 milionë euro, në disa ceremoni dramatike që kanë si qëllim të paralajmërojnë trafikantët e drogave.
Më shumë se 700 milionë euro në droga dhe substanca ilegale u shkatërruan vetëm në Mianmar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Abizimit me Drogat, të premten.
Një pirg me vlerë rreth 120 milionë euro u dogj në qytetin më të madh të vendit Yangon, ku u nevojit dhe ndërhyrja e zjarrfikësve për të ndaluar përhapjen e zjarrit në tendat perreth.
Në pamjet e publikuara tregohen shtëllunga të zeza tymi që dilnin nga diegia e opiumit, heroinës, metamfetaminës, marijuanës, ketaminës e disa substancave të tjera.
Ritualet u kryen në Mandalay, Lashio e Taunggyi, zona të njohura si “Trekëndëshi i Artë i Azisë së Jugut”, ku takohen kufijtë e Mianmar, Laos e Tailandë.
Shefat vendorë të anti-drogës thonë se kufizimet e koronavirusit kanë reduktuar dhe volumin e trafikut të drogave por zyrtarë të agjencisë së luftës së drogave në OKB kanë thënë se aktiviteti vazhdon i pandaluar.
Burimi: top-channel.tv