‘Automatikun e vinte te koka’/ Bashkëshortja e Xherxh Laçit: Na rrihte prej 12 vitesh

0
Gjigandi

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e radikalit të arrestuar dje në Tiranë, Xherxh (Gjergj) Laçit. Bashkëshortja e tij, shtetësia me inicale E.L., pohon se prej 12 vitesh dhunohej nga i shoqi.

Po ashtu ajo deklaroi se dhunës nuk i kanë shpëtuar as dy fëmijët e tyre të mitur.

“Kjo shtetase ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyre te vazhdueshme dhe te përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve te mitur, dhe se fundmi i ka mbajtur te gjithë të mbyllur ne shtëpi, duke i kërcënuar te mos dilnin jashtë. Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke u krijuar shume stres dhe frike. Ata qëndronin gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejonte te dalin jashtë, gruan nuk e lejonte që të dalte as deri tek oborri i shtëpisë private”, thuhet në dosje.

Mes të tjerash mësohet se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi asnjë prej tyre nuk punonte, ndërsa banesa nuk kishte energji elektrike për shkak të mospagimit të saj.

Sipas gruas, burri i saj paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi para disa vitesh e kishte parë teksa fshihte në një gropë në oborr lëndë eksplozive dhe municione. 52-vjeçari rezulton të jetë me precedentë penale, pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, në vitin 2013 krim për të cilin kishte bërë dy vite burg. Po ashtu thuhet se ai mbante një automatik te koka e krevatit të tij.

RonaTyra

Në dosje thuhet se radikali së fundmi kishte filluar që të frekuentonte shumë xhaminë dhe sa herë që shkonte aty merrte me vete librin e shenjtë “Kuranin”. Ndër të tjera, gruaja ka dëshmuar se nuk kishte asnjë komunikim me fqinjët dhe se nuk kishte marrëdhënie të mira me familjen e saj dhe të burrit./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu