Atentati i dështuar në Elbasan/ Të arrestuarit: S’kemi lidhje me BMW-në ku u gjetën armët

0
Gjigandi

Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç të cilët arrestuar në kuadër të hetimeve lidhur me atentatin e dështuar në Elbasan, kanë dhënë dëshminë e tyre. Ata janë pyetur në lidhje me mjetin tip ‘BMW X6’ që u sekuestrua brenda të cilës u gjetën 3 armë zjarri, si dhe për dokumentet e falsifikuara që i përkisnin Spahiut. Ata kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve. Spahiu, sipas burimeve ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.

Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq. Policia dyshon se shënjestër e atentatit të dështuar ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit. Atentati ndaj tij mendohet të jetë porositur nga burgu nga Erjon Alibej për shkak të konflikteve që kanë pasur për trafikun e drogës. Nëse arrihen provat, çështja mund t’i kalojë SPAK pasi kalon në grup të strukturuar kriminal.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu