Një asteroid i vogël goditi Tokën mbi Islandë të premten e kaluar, vetëm pak orë pasi u vu re nga astronomët.
Daily Mail shkruan se Astronomët dhe Agjencia Evropiane të Hapësirës e vunë re vetëm disa orë para se të godiste Tokën.
Objekti u rrëzua 40 kilometra në jug të ishullit norvegjez Jan Mayen në detin Arktik, dhe shpërthimi ishte i barabartë me dy deri në tre mijë ton dinamit shpërthyes.
Shkëmbi hapësinor, i quajtur “2022 EB5”, besohet se është djegur në atmosferën e planetit tonë, por edhe nëse do të kishte prekur sipërfaqen, nuk do të kishte bërë dëm, sepse ishte vetëm 3 metra i gjerë.
Disa njerëz në Islandë raportuan se dëgjuan një goditje dhe panë një dritë gjatë kohës që 2022 EB5 fluturoi nëpër qiell me 11 milje në sekondë (18.5 km/s), midis Grenlandës dhe Norvegjisë.
Përpara përplasjes, e cila ndodhi në atmosferën në veri të Islandës në orën 21:22 të premten, më 11 mars, shkëmbi hapësinor u bë asteroidi i pestë që u zbulua përpara se të godiste Tokën.