Askush si Messi

0
Gjigandi

Nuk duhet të ketë probleme për kthimin në fushë të Lionel Messi-t për rifillimin e La Liga-s. Problemi fizik që argjentinasi ka patur në orët e kaluara duhet të jetë hedhur pas krahëve.

Në shtëpinë e Barcelona-s, trajneri Setien do të ketë detyrën e vështirë të zgjedhë nëse do ta aktivizojë nga minuta e parë ose jo Pleshtin.

Megjithatë, sipas të dhënave të grumbulluara nga AS, ky vendim duhet të jetë shumë i lehtë për Setien. Arsyeja? Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është më i miri si kur luan titullar, ashtu edhe kur e nis ndeshjen nga stoli.

Nuk ndodh shpesh ta shikosh Messi-n ta nisë një ndeshje nga stoli, por edhe ato pak herë që ndodh… ai është gjithmonë më i miri. Në fakt, siç ka shkruar e përditshmja spanjolle, argjentinasi është zëvendësuesi më i mirë i La Liga-s: asnjë lojtar në aktivitet, në  fakt, nuk ka shënuar më shumë gola se ai si zëvendësues.

Janë 24 golat e shënuar nga Pleshti dhe vetëm Julio Salina (28) dhe Oscar de Paula (27), të dy të tërhequr, kanë realizuar më shumë. Messi, në këtë kampionat, ka kontribuar në tre fitore duke luajtur vetëm në 30 minutat e fundit: kundër Leganes (3-1); në transfertë kundër Villarreal në barazimin spektakolar 4-4; dhe kundër Levante-s, duke shënuar edhe një gol vendimtar në një sfidë shumë të ndezur.

RonaTyra

Do të shohim se çfarë do të vendosë Setien në  lidhje me aktivizimin e numrit 10 për ndeshjen kundër Mallorca-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu