Asgjë e re: Lëndohet Douglas Costa

0
Gjigandi

Douglas Costa ka pësuar lëndim të ri.

Juventus ka mbetur përsëri pa sulmuesin Douglas Costa. Futbollisti brazilian ka pësuar një lëndim të ri.

“Goal Italia” raporton se pas ndeshjes me Udinesen, Costa iu nënshtrua një rezonance magnetike që ka vërejtur një lëndim në muskulin e kofshës së djathtë.

Gjendja e Costas do të vlerësohet pas 15 ditësh.

Braziliani ka munguar vazhdimisht gjatë këtij sezoni ndërsa spekulohet se Juventus ka humbur durimin me gjendjen e tij fizike dhe planifikon ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu