AS Roma ka njoftuar se ka humbje prej 126.4 milionë eurove për 9 muajt e parë të vitit fiskal 2019/2020, transmeton Insporti.
Humbjet janë trefish më të larta se në vitin e kaluar.
Shifrat u publikuan nga Giallarossët, në një mbledhje me bordin e drejtorëve dhe ka të bëjë kryesisht me fitimet e munguara nga Liga e Kampionëve.
“Viti fiskal 2019/2020 karakterizohet nga participimi në Europa Ligë, kompeticion ky që ka shumë më pak të ardhura se Liga e Kampionëve. Faktorë të tjerë janë edhe rënia e fitimeve kapitale nga afati kalimtar i janarit edhe ai i verës” – thuhej në njoftim.
AS Roma momentalisht gjendet në pozitën e 5-të në Serie A, me tri pikë më pak se vendi i katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve..