Arti në zi! Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar (Emri)

0
Gjigandi

Gazetari Ervin Baku ka ndarë një lajm të hidhur, ku njofton se është ndarë nga jeta shkrimtari Hamza Malaj.

Nëpërjet një postimi në rrjete sociale, Baku shkruan se” E meritoje plotësisht! Zotni, fisnik, babaxhan, shkurt njeri! Kati i 2-të i shkallës së 3-të te Pall. Oficerave, Rruga Elbasanit, është modeli i fqinjësisë ideale në gjithë botën”.

Reagimi i Plotë:

“Të qoftë i lehtë dheu Xhaxhi Hamza! U prehsh në paqe! Komandant, të thërrisja unë… E meritoje plotësisht! Zotni, fisnik, babaxhan, shkurt njeri! Kati i 2-të i shkallës së 3-të te Pall. Oficerave, Rruga Elbasanit, është modeli i fqinjësisë ideale në gjithë botën… Falemnderit Xhaxhi Hamza! Pak kohë më parë me dhurove librin tënd “Të kam në zemër”, me një dedikim që përkëdhelte shumë sedrën time… Po të them që edhe unë do të kem gjithmonë në zemër! Do të të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri dhe respekt! T’ju kesh lënë jetën gjithë pjesëtarëve të familjes tënde të madhe të mrekullueshme!

I përjetshëm kujtimi yt HAMZA MALAJ!”, shkruan gazetari.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu