Anëtari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Artan Fuga ka reaguar sot pas publikimit të një pakete me shtatë masave të parashikuara nga qeveria për të ndihmuar qytetarët të përballojnë rritjen e menjëhershme të çmimeve në vend.
Në një postim në Facebook, Fuga e ka krahasuar paketën e rezistencës sociale si “një copë ballokume”, ëmbëlsira tradicionale dhe simbol e “Ditës së Verës”.
Ai ka shtuar se me paketën e prezantuar nga qeveria “mbështeten me thërrime shtresa më në zgrip të shoqërisë dhe nuk preken në asnjë përqindje fitime shtresat e pasura, kurse shtresat e mesme tërësisht të lëna në mëshirën e fatit!”.
“E pra, ato janë baza e një shoqërie demokratike! Jo rastësisht goditen, lihen në mëshirën e fatit, ekspozohen ndaj ashpërsisë së jetës, fyen, injorohen. Sepse ato kanë mundësi të formojnë një mendim alternativ, ato formojnë shtresa pro-evropiane e integruese, ato rivalizojnë pushtetarët, ato mund të drejtojnë ndryshe shoqërinë!”, ka shtuar Fuga.
“Na bëftë mirë ballokumja sepse aq ishte ndihma e rrezistencës sociale!”, ka thënë me ironi Fuga.
/abc24.al/