Arsenali është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e FA Cup, pasi ia doli të triumfojë me vuajtje 1-2 në çerekfinalen përballë Sheffield United, në një përballje që rezultoi spektakolare në minutat e fundit të ndeshjes.
Londinezët morën kontrollin e topit që në fillim dhe krijuan disa raste shënimi, ndërsa goli i avantazhit erdhi në minutën e 25-të, kur sulmuesi Nicolas Pepe u tregua i saktë në ekzekutimin e një penalltie.
Me kalimin e minutave, Arsenali pati mundësinë të dyfishojë avantazhin, por sulmuesit nuk u treguan të saktë, ndërsa vendasit morën zemër dhe filluan të shohim më shpesh përpara.
Pas një pjese të dytë mjaft të mirë, Sheffield United arriti të gjejë golin e barazimit në minutën e 87’ me McGoldrick, i cili shënoi pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi, ku mbrojtësit londinezë nuk arritën të spastrojnë zonën.
Menjëherë pas golit të barazimit, Sheffield pati mundësinë të shënojë edhe një gol të dytë, por portieri Martinez bëri një pritje shpëtimtar, ndërsa në aksionin e radhës, Arsenali shfrytëzoi maksimalisht një zbritje me kundërsulm dhe gjeti golin me anë të spanjollit Dani Ceballos.
Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi fitoren e Arsenalit 1-2, me londinezët që kualifikohen kështu në gjysmëfinale dhe mbeten në pritje të mësojnë kundërshtarin, që do të dalë nga përballja Neëcastle-Manchester City, në plan për t’u luajtur sonte në orën 19:30.
Ndërkohë dje siguroi kalimin në gjysmëfinale edhe Manchester United, që mposhti Norwichin 1-2 në kohën shtesë dhe do të përballet me skuadrën që do të dalë nga çifti Leicester-Chelsea, në plan për t’u luajtur sot në orën 17:00.
Burimi: top-channel.tv