Arsenali rinovon kontratën e Luizit, transferon dy futbollistët e huazuar

0
Gjigandi

Arsenali ka bërë të ditur se David Luiz e ka zgjatur kontratën e tij me klubin londinez edhe për një sezon tjetër, ndërsa dy futbollistët e huazuar, Cedric Soares dhe Pablo Mari kanë nënshkruar marrëveshje permanente me klubin.

Kontrata e mbrojtësit veteran, David Luizit, me Arsenalin pritej të skadonte në fund të këtij muaji dhe, pas disa paraqitjeve plot gabime, ishin shtuar dyshimet se atij mund të mos i rinovohet kontrata.

Megjithatë, përvoja e 33-vjeçarit dhe mungesa e alternativave shkaku i krizës së sjellë nga koronavirusi, e ka shtyrë Arsenalin ta mbajë atë në skuadër, duke i ofruar zgjatje të kontratës edhe për sezon tjetër.

Shkaku i problemeve financiare me të cilat janë duke u përballur klubet në botë, Arsenali gjithashtu ka vendosur t’i transferojë në mënyrë permanente dy futbollistët e huazuar, Cedric Soares dhe Pablo Marin.

Marrëveshjet për transferimin permanent të Marit nga Flamengo dhe për transferimin e Soares nga Southampton do të regjistrohen në organet përkatëse sapo të hapet afati kalimtar.

RonaTyra

Për më tepër, edhe Dani Ceballos, i cili është i huazuar nga Real Madridi, e ka shtyrë kontratën e tij aktuale, që pritej të përfundohet brenda pak ditësh, deri në fund të sezonit aktual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu