Arrestoi Fullanin, KPA le ne fuqi shkarkimin e Ramadan Trocit – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit la ne fuqi shkarkimin nga detyra te prokurorit Ramadan Troci. Anetari i Prokurorise se Prokurorisë së Përgjithshme, Troci rezultoi me probleme me pasurinë. Me te njejtat argumente, Ramadan Troci ishte shkarkuar nga detyra edhe nga Komsioni i Pavarur i Kualifikimit ne shkallen e pare te vetingut. Troci është i njohur si prokurori që hetoi ish-guvernatorin Ardian Fullani ne lidhje me vjedhjen e 713 milione lekeve ne banken e Shqiperise, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë. Njoftimi i KPA Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime: Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.10.2019.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu