Më datë 18.03.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Vlorë, Nënkomisar M.S., për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, ” Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi u krye pasi punonjësi i policisë, duke drejtuar automjetin me targa AB 811 CE në gjendje të dehur, ka goditur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe mjetin e tij.
Gjithashtu, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të Seksionit “Shqiponja” gjatë shoqërimit të tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e specialistëve të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë janë kryer veprimet proceduriale duke kryer arrestimin në flagrancë të Nënkomisar M. S., me detyrë Specialist për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 242, 273 dhe 291 të Kodit Penal.