Policia arrestoi Sh.L. 40-vjeç pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 40-vjeçari, banues në Thumanë të Krujës është kapur në kufi teksa kalonte një 17-vjeçare nga Durrësi.
Ka qenë vetë e mitura që ka deklaruar para oficerëve se më datë 22 prill 2022, është ndihmuar nga 40-vjeçari Sh. L., për të kaluar në drejtim të Greqisë, ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër.