Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Spanjë/ Ekstradohet drejt Shqipërisë

0
Gjigandi

Një 49-vjeçar shqiptar i cili ishte dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Apelit në Gjirokastër për kultivim të bimëve narkotike, është kapur në Spanjë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai, së bashku me 4 shtetas të tjerë, kanë kultivuar bimë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike.

RonaTyra

Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

49 vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu