Arjola Demiri rrëfen momentet më të vështira në jetën e saj: ‘Mendoja se nuk vleja si nënë dhe si grua’

0
Gjigandi

Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka qenë pasditen e sotme e ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Ajo ka treguar se si u emërua drejtoreshë e pallatit të kulturës në Tropojë, por edhe angazhimet që ka pasur në projekte kinematografike të ndryshme.
Përveç karrierës së saj e cila ka ardhur duke u përmirësuar, Demiri ka zbuluar dhe një moment delikat në jetën e saj në të cilën pohoi se ka qenë në depresion.
“Ka pasur shumë momente të tilla, mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës në atë fazën kur unë isha futur në depresion”, ka pohuar Arjola gjatë bisedës në studio.
Ajo është suprizuar gjithashtu me një videonesazh nga gjyshi i saj në Amerikë, moment i cili e ka përlotur, por dhe një mesazh special nga shoqja e saj më e ngushtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu