Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, shpesh herë është bërë cak i mediave rozë edhe pas përfundimit të Big Brother VIP.
Duke qenë se është një fytyrë publike shumë e angazhuar në jetë të përditshme, ajo bën të përflitet për çdo postim që publikon.
Jo rrallë, ish-aktorja e “O sa mirë” ka bërë që të komplimentohet edhe për fotografitë që ndan në Instagram.
Arjola Demiri (Foto: Instagram)
E tillë është shfaqur edhe ditën e sotme (e martë), në një kostum dypjesësh ngjyrë të gjelbër.
Dukja e veçantë në neon dhe paraqitja elegante e 37-vjeçares u komentua edhe nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.
“Sezoni i Dragoit”, ka shkruar ajo.
Arjola Demiri (Foto: Instagram)
Për vetëm një orë, postimi mblodhi afro 20 mijë pëlqime.
Arjola duket se tani ka nisur përgatitjet në fushën profesionale, si një aktore e suksesshme në trojet shqiptare.
/abc24.al/