Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Tranova” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Protagoniste në videoklip është edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu, e cila ka marrë vëmendje me paraqitjen provokueset e skenat e nxehta bashkë me Bujupin.
Ardian Bujupi (Foto: YouTube)
Në bazë të disa imazheve të tyre të përbashkëta që u shpërndanë në rrjete sociale u përfol se mund të ketë diçka më shumë mes dyshes së famshme.
Producimi dhe miksimi i kësaj kënge ndërkohë është bërë nga The Ironix me masterizim të ‘Hp Mastering’.
Ardian Bujupi (Foto: YouTube)
Videoja u realizua në Prishtinë nga produksioni i njohur, “Entermedia”.
Projektin të plotë tashmë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ardianit.
/abc24.al/