Arben Ahmetaj: “295 milionë euro i janë falur Shqipërisë, 885 milionë euro janë kredi”

0
Gjigandi

Çfarë dje u trumbetua si arritje e madhe në Konferencën e Donatorëve sot u pa më qartë.

Shqipëria dje mblodhi 1.15 miliardë euro në Bruksel për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Por si duket entuziazmi nuk ka zgjatur më kur vetë ministri i Rindërtimit në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, sqaroi shifrat dje mbrëma i ftuar në “Opinion”.

I ardhur direkt nga Brukseli, Ahmetaj ka qartësuar se vetëm 295 milionë euro janë të falura ose grante, pjesa tjetër prej 885 milionë eurosh, janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, me përqindje interesi nën 2%.

Pra si duket vetëm, 25.6% e 1.15 milardë eurove janë dhurata ndërsa 74.4% janë kredi.

RonaTyra

Analisti Redi Shehu ka analizuar situatën përmes një postimi në Facebook:

Statusi i plotë i analistit, Redi Shehu:

Sipas të dhënave zyrtare nga ministri Arben Ahmetaj, Shqipërisë në Konferencën e Donatoreve, i janë dhënë 295 milion euro në grante e dhurata, dhe 885 milion në kredi dhe projekte. Pra 25.6% te 1.15 milardë eurove janë dhurata dhe 74.4% janë kredi. Duhen falënderuar sinqerisht të gjithë ata vende të cilët shfaqen solidaritetin me Shqipërinë si në formën e grantit ashtu edhe ne formën e huave. Gjithashtu, duke iu referuar ministrit Ahmetaj, Franca ka dhënë vetëm 1 milion euro grant dhe 60 milionë kredi. Italia 5 milion grant dhe 60 milion kredi, duke rrezuar optimizmin e nxituar të mediave mbi çudite e Francës. Është interesant fakti se vetëm Emiratet, Turqia dhe Katari kane dhënë 121 milionë dhurata nga 295 si total, pra 41% nga 100 shtete donatore. Ndërsa në fondin prej 885 milionë si kredi, vetëm Banka Islamike për Zhvillim ka dhene 365 milion, pra 41.2% të totalit të huave. Këto shifra duhet të na kujtojnë miopinë dhe dashakeqësinë 30 vjeçare të disa qarqeve politiko-kulturore të Tiranes në lidhje me statusin tonë ne Konferencën Islamike. Shifrat tregojnë se sa kundër interesave tona kanë punuar këto qarqe, dhe sa gabim e kishin.”
Dje u tha se Shqipërisë iu dhuruan 1.15 miliardë euro por si duket vendi ynë është në borxh me BE pas Konferencës së djeshme të Donatorëve, borxh që duhet ta shlyejë kur të vijë koha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu