Pistoletë, municion luftarak e thika në banesë, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Krujë

0
Gjigandi
Iu gjetën armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, përforcues grushti dhe mjete prerëse (thika), në banesë, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Krujë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “In time”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 49 vjeç, banues në Bubq, Fushë Krujë.
Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
p.k\dita
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu