Fatkeqësisht jetojmë ende në një shoqëri ku gruaja konsiderohet ende si territor dhe plaçkë që mund të bësh ndaj saj ç’të duash. Është e pështirë të shohësh e dëgjosh njerëz që mbështesin e justifikojnë vepra të tilla si ajo e dy ditëve më parë në Pasukqan. Ja çfarë shkruan moderatorja Arbana Osmani në një status ditën e djeshme:
“Sot në mëngjes teksa paguaja një faturë në një kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojës së dyqanit. Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do ketë arritur atje ku nuk mban më. Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzat e këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”,- shkruan Arbana.
Mentaliteti i kalbur maskilist vijon prej brezash në shoqërinë tonë. Akoma gjejmë mendësi të prapambetura ku thuhet se të lindesh burrë është ende privilegj, ndërsa të jesh grua është taksirat.