Arbana Osmani i thotë të gjitha për sezonin e parë dhe të dytë të “Big Brother Vip”

0
Gjigandi

Moderatorja Arbana Osmani ka realizuar si rrallë herë një intervistë, ku ka folur rreth “Big Brother Vip 1” dhe nisjen e “Big Brother Vip 2”.

Sa i përket sezonit të dytë moderatorja u shpreh se do të nisë shumë shpejt, por nuk dha një datë ose një muaj për fillimin e programit.

“Nuk kam ndaluar së punuari për BBV2. Jemi gati në prag, jemi afër, më farë nga sa e mendoni. Edhe Edi është shumë gati, tani po jeton një moment shumë të bukur sepse tani ka dalë filmi i tij”- u shpreh Arbana.

Sa i përket sezonit të parë të “Big Brother Vip” dhe suksesit që pati, moderatorja nisi që nga propozimi që mori për këtë projekt, dhe listoi komponentët që i dhanë sukses.

Arbana tha:

“Kur më kanë propozuar që ta realizoja këtë “Big Brother”, si drejtuese projekti jo vetëm si moderatore por edhe si autore, të isha koka e një stafi prej dhjetëra personash, kur më thanë që do jetë producente Lori, pranova menjëherë.

Ajo çfarë e ka bërë të suksesshëm “BBV”Ka qenë një kast shumë i mirë, personazhe ndoshta jo shumë të njohur por që kanë dhënë energji të mirë. Ka qenë dëshira për të mos i shfrytëzuar personazhet, por për të nxjerrë më të mirën nga ata, duke i ruajtur shumë prej tyre dhe duke u përpjekur të transmetojmë mesazhe pozitive dhe të realizojmë disa ëndrrat e tyre

Iliri dhe Donaldi kanë qenë çelësi, marrëdhënia e tyre dhe një dëshirë e një kuriozitet i madh që publiku kishte për të parë se çfarë do të ndodhë me ta

Jemi kujdesur për çdo banor që të marrë vëmendjen e duhur, dhe të sjellim më të mirat e tyre te publiku. Nuk kam ndaluar së punuar për BBV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu