Apple teston nëntë kompjuterë Mac me procesorët M2

0
Apple teston nëntë kompjuterë Mac me procesorët M2
Gjigandi

Apple do të mund së shpejti të prezantonte linjën e re të kompjuterëve Mac, që do t’i vë në funksion procesori i gjeneratës së ardhshme.

Sipas Mark Gurman nga Bloomberg, Apple ka filluar testimin e të paktën nëntë modeleve të Mac me katër procesorë të ndryshëm M2, që sugjeron se Apple po bëhet gati që së shpejti edhe t’i prezantojë.

Apple pajisjet e lartëpërmenduara po i teston përmes aplikacioneve të jashtme nga App Store, e informacionet për ta japin një pasqyrë më të mirë se çfarë mund të presim nga kompania në linjën e ardhshme të kompjuterëve.

Gjiganti amerikan po teston edhe disa mini Mac kompjuterë, me M2 dhe M2 Pro procesorë. Gurman gjithashtu ka përmendur se kompania po teston edhe laptopët e ri prej 14 dhe 16-inç MacBook Pro, me 64 GB memorie që do të shfrytëzojnë procesorët M2 Pro dhe M2 Max.

Në fund, aty është edhe Mac Pro i ri, që do të përdorë procesorin M1 Ultra. M1 Ultra së fundmi është prezantuar dhe përfaqëson procesorin më të fuqishëm të Apple.

RonaTyra

Megjithatë Gurman thotë se nuk ka ndonjë garancion që Apple, do t’i prezantojë të gjitha modelet që aktualisht po i teston, por besohet se MacBook Air dhe Mac Mini kanë gjasa më të mëdha të prezantohen këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu