Gjiganti amerikan Apple ka befasuar të gjithë ata që me padurim kanë pritur eventin e shumpërfolur WWDC, ku ky gjigant i teknologjisë informative kohë më parë paralajmëroi se do të prezantojë pajisjet më të reja.
Ndër to është edhe laptopi plotësisht i ridizajnuar MacBook Air i ri, që konsiderohet si kompjuteri më i popullarizuar i kësaj marke.
MacBook Air i ri ka disa linja nga modeli i kaluar i iMac si dhe ngaMacBook Pro, që u prezantua vitin e kaluar.
Atë e vë në funksion procesori më i ri Apple Silicon M2. Modeli i ri që është ridizajnuar plotësisht, është më i hollë dhe më i lehtë sesa modeli i kaluar.
Në total peshon 1.200 gramë dhe është vetëm 11.3 mm i trashë. Tani është i disponueshëm me ngjyra të ndryshme siç është e kaltra dhe ndryshe hirtë e mbyllur.
Me procesorin e ri M2, kompjuteri ka bërë përmirësime të dukshme në performanca dhe ka rritur jetëgjatësinë e baterisë.
Ka mbushësin e shpejtë, që për 30 minuta arrin 50 për qind të kapacitetit të baterisë ta mbushë. Ky laptop do të jetë i disponushëm në treg nga muaji i ardhshëm.