Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj teksa foli lidhur me takimin e Lulzim Bashës në Shkodër, ku prezantoi kandidatin demokrat për bashkinë, Xhemal Bushati tregoi se kryedemokrati u dha mesazh dy kryetarëve të LSI-së “Berisha dhe Meta” se Partia Demokratike në Shkodër do i hedhë në Bunë, Ramën dhe politikanët e vjetër.
Më tej anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së thekson se vota për PD-në, mundëson dhënien fund të politikës së vjetër në vendin tonë.
“Lulzim Basha i jep mesazhin e sakte dy kryetareve te LSI (Berisha & Meta).Partia Demokratike ne Shkoder do hedhi ne Bune,Ramen dhe politiken e vjeter.
Votoni PD per te ardhmen dhe na jepni mundësinë qe ti japim fund politikes vjeter ne vendin tone”
, thekson Blendi Sulaj.