Muzika e dasmës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker do të jetë e paharrueshme.
Andrea Bocelli do të performojë në dasmën e çiftit në Itali të dielën mbrëma, ka konfirmuar
People.
Në ceremoni ylli italian i muzikës do të marrë pjesë me gruan e tij, Victoria Bocelli.
Foto: GC Images
Bocelli, 63 vjeç, është një tenor italian i operës, i cili njihet më së shumti për thellësinë dhe emocionin e muzikës së tij. Ai po përgatitet për një turne evropian me shfaqjen e tij të radhës më 27 maj në Mannheim të Gjermanisë.
Dasma Kardashian-Barker do të zhvillohet në Castello Brown, një shtëpi historike në Portofino të Italisë, diku pasditen e së dielës (22 maj).
Foto: GC Images
Kourtney dhe Barker janë parë në disa vende italiane me familjen dhe miqtë. Të shtunën (21 maj), të ftuarit morën pjesë në një drekë para dasmës në San Fruttuoso të Italisë, me nusen dhe dhëndrin.
Kourtney e veshur me një vello të zezë dhe një minifustan të zi me një emblemë të Virgjëreshës Mari.
Kourtney dhe Barker u fejuan në tetor . Ata tashmë janë “martuar” dy herë – një herë në një “dasmë praktike” dhe një herë legalisht për t’u përgatitur për ceremoninë italiane.
Foto: Getty Images
E para ishte një natë spontane në në Las Vegas gjatë muajt prill, ku Kourtney dhe Travis u “martuan” nga një imitues i Elvis Presley.
Javën e kaluar, Kourtney dhe Barker u martuan zyrtarisht në një gjykatë në Kaliforni – këtë herë me një licencë martese.
Foto: Getty Images
Themeluesja e “Poosh” ndau foto bardh e zi të rastit – duke përfshirë çiftin në një makinë kabriolet me një shenjë ku shkruhej “të sapomartuar”.
Familja e përzier e Barker dhe Kourtney përfshin gjashtë fëmijë – Kardashian ndan djemtë Mason dhe Reign, dhe vajzën Penelope me ish-partnerin, Scott Disick.
Teksa, Barker ndan djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.
/abc24.al/