Analisti zbardh sondazhin: Kjo është bashkia që do të fitojë Berisha në zgjedhjet e 6 marsit

0
Analisti zbardh sondazhin: Kjo është bashkia që do të fitojë Berisha në zgjedhjet e 6 marsit
Gjigandi

Analisti Eduard Zaloshnja jep detaje lidhur me një sondazh që ka zhvilluar pak ditë më parë, sa i takon zgjedhjeve të pjesshme vendore, të 6 marsit.

Ai tha se para një jave zhvilloi një sondazh, i cili u publikua të shtunën, bazuar në të gjashta bashkitë.

Më tej tha se nëse Durrësi nesër pasnesër ndahet në dy bashki, atëherë mund të ketë epërsi PD-ja zyrtare ndaj fraksionit të Berishës.

“Rezultate më të detajuara pata për Durrësin, Shkodrën dhe Lushnjën. Një tablo e përafërt për të gjashta bashkitë është fiksuar në këtë sondazh. Shkodra ishte e vetmja bashki ku kishte një shumicë të qartë ‘Shtëpia e Lirisë’, kandidati i Berishës dhe është e vetmja bashki ku mund të fitojë opozita e Berishës. LSI nuk është testuar në këtë sondazh më vete, pasi kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’, mbështeten nga fraksioni i Berishës, LSI dhe PDK aty ku ka vota”,

u shpreh Zaloshnja për MCN Tv.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu