Analisti tregon emrin e politikanit që u bë kokë turku në PD

0
Analisti tregon emrin e politikanit që u bë kokë turku në PD
Gjigandi

Ergys Mërtiri, thotë se Partinë Demokratike po e shkatërron Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Mërtiri tha se Berishës nuk i intereson partia dhe se ai e di që nuk mund të fitojë zgjedhjet përballë Ramës, por i duhet PD për t’u mbrojtur.

Ergys Mërtiri: Nuk marrim në konsideratë një variabël që është SHBA. Nuk duan partner zotin Berisha. As vetë Luli nuk e urren Berishën. Por ai është një faktor që nuk rregullohet edhe nëse bashkohet partia. Këtu ka luftë akoma. Palët janë në llogore duke goditur njëra tjetrën. Zoti Berisha tha se Alibeaj i shërben Edi Ramës, është telefon i prishur. Vijon me teorinë e komplotit. Berisha po e shkatërron Partinë Demokratike.

Arjan Çani: Që Berisha të shkatërrojë shtëpinë e tij, duket e çuditshme.

Ergys Mërtiri: Berishës nuk i duhet shtëpia por një llogore, për tu mbrojtur. I duhet bodrumi jo shtëpia. Ai është në moshë dhe nuk ka ambicie të jetë kryeministër, e di që nuk e arrin dot këtë. Që në 2013 u ndëshkua me 1 milionë shuplaka. Ai e di që nuk vjen dot në pushtet. Nuk i duhet shtëpia.
Kur ka një konflikt, palët garojnë. Ai që fiton vazhdon dhe humbësi largohet. Nëse nuk ndodh kjo, ka një mënyrë tjetër, koka turku. Duhet njëri ti pritet koka. Problemi është, u bë një kokë turku. Pyetja është, përse nuk po gjen karar? Problemi qëndron që koka e turkut u bë kotë, sepse nuk ishte Basha arsyeja e përçarjes por amerikanët. Basha ishte alibia e Berishës për tu mbrojtur. Tani ka gjetur Alibeajn. Problemi është ngërçi që PD do të ndahet se sbën, sepse Berisha është non-grata.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu