Amber Heard përshkruan anën e errët të Johnny Depp: Më tha se mund të më vriste

0
Amber Heard përshkruan anën e errët të Johnny Depp: Më tha se mund të më vriste
Gjigandi

Amber Heard mes shumë gjërash dëshmoi në gjykatë se Johnny Depp e kërcënoi se mund ta ‘vriste’ pasi i kishte thënë fëmijëve të tij se filloi të pinte përsëri.

Aktorja e “Auqaman” të mërkurën kujtoi një incident të 9 korrikut 2013 në Bahamas, ku çifti i atëhershëm thuhej se po shijonte një udhëtim të fundit në jahtin e tij me dy fëmijët e aktorit – Lily-Rose dhe Jack.

Heard pohoi se Depp ishte ‘i mërzitur që duhej të shiste varkën’ dhe shtoi se ato emocione u ndërlikuan nga pirja e aktorit. Ajo shtoi se nuk kishte asnjë buton fikje sapo Depp filloi të pinte, dhe si rezultat sjellja e tij u bë më e çrregullt. Biondja pohoi se teksa ai ishte dehur dukshëm, vajza e Deppit në atë kohë 14-vjeçare u bë ‘në panik’ dhe u mërzit nga sjellja e tij.

Amber dëshmoi tutje se kulmi i gjithë kësaj ishte kur Johnny u hodh nga varka si ‘një peshk i ngordhur’.

RonaTyra

“Dukej pak e frikshme”, vazhdoi ajo. “Jo diçka që dikush do të bënte nëse do të ishte plotësisht mirë”.

Më pas ajo pretendoi se Lily-Rose filloi të qante dhe ato emocione evoluan në ‘pothuajse si një sulm paniku’.

Ai i kërkoi Lily-Rose të largohej dhe në momentin kur u largua, më shikoi duke qarë ndërsa më akuzoi që po e quaja të dehur para fëmijëve.

Heard mohon ‘t’i ketë thënë atij’, duke shtuar se nuk është vendi i saj që t’u tregojë fëmijëve të tij për pijen. “Unë në fakt po përpiqesha të mbroja Johnny”, tha ajo.

Artistja amerikane më pas pretendoi se artisti u bë i dhunshëm.

“Ai më përplasi për muri, ne ishim në dhomën e gjumit e më pas më kapi për qafe”, kujton ajo. “Dhe më mbajti ashtu për një sekondë dhe më tha se mund të më vriste”.

Amber në ditën e njëjtë të gjyqit zbuloi edhe detaje të tjera, ku tha se Johnny ia fuste duart në pjesë intime për të parë nëse ka kokainë.

E gjithë kjo ka nisur pas një shkrimi të Heard të bërë në vitin 2018 për

Washington Post

, që theksoi se ishte ‘viktimë e dhunës në familje’.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu