Ministri i Ambientit Liburn Aliu së bashku me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde e kanë vizituar sot lokacionin ku do të jetësohet një nga projektet më të mëdha në Kosovës të energjisë diellore.
Aliu tha se me anë të këtij projekti do t’i mundësohet ngrohja e 60 mijë qytetarëve.
Ai po ashtu përmendi edhe disa nga përfitimet që pritet t’i sjell ky projekt.
“Do të ju sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes qendrore për 12.000 familje apo rreth 60.000 banorë; Do të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit për 40.000t në vit; Do të shtohen kapacitetet me rreth 70MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë; Do të reduktohet kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;
Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2″.
Pamje nga vendi i ngjarjes