Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka treguar se çfarë ka ndodhur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
I pyetur se përse Enkeled Alibeaj u largua nga mbledhja, Baçi tha se kërkoi që të bëhej pushim pasi debati ishte mjaft i tensionuar, por mbledhja vijoi, çka bëri që vetë Alibeaj të ikte nga mbledhja.
Pjesë nga biseda:
Baçi: Unë dola se në një moment ai që është në detyrë si kryetar i grupit parlamentar propozoi një pushim të detyruar, por ai doli vetëm jashtë.
Çfarë ndodhi pse pati debat?
Baçi: Debati ishte për mënyrën se si duhet të veprojë grupi parlamentar, se si duhet të diskutohej. Por për herë të parë patëm një mbledhje me kuorum të plotë. Gjithashtu duhet të themi se patëm debat dhe kjo është gjë e mirë për PD. Në fakt ishte për tu vlerësuar se të gjithë bashkoheshin në një pikë se ishin shkelur rregullat në PD, ishin shkelur rregullat nga Basha, pra ishte shkaku i lidershpit të PD që sollën këto pasoja.